Euforia s’vlen edhe për miqësore: Gjysma e stadiumit ende e zbrazët për Shqipëri – Bullgari - NACIONALE

Euforia s’vlen edhe për miqësore: Gjysma e stadiumit ende e zbrazët për Shqipëri – Bullgari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe pse i tërë stadiumi “Air Albania” ishte i stërmbushur për ndeshjen ndaj Republikës Çeke, kjo ‘dashuri’ e madhe për Shqipërinë nuk do të jetë në miqësoren ndaj Bullgarisë.

Sipas të dhënave në sajtin e FSHF-së, më shumë se gjysma e biletave janë ende të pashitura për miqësoren ndaj Bullgarisë.

Interesimi për ndeshjen ndaj Çekisë ishte i jashtëzakonshëm, pasi diku 200 mijë persona po kërkonin të pajiseshin me një të tillë, derisa disa u shiten edhe në “marketin e zi” në vlera 150-500 euro.

Sidoqoftë, kjo eufori e madhe duket se nuk po vlen për miqësore, pasi stadiumi nuk do të jetë aq shumë i mbushur kundër Bullgarisë.

Mirëpo, Shqipëria është afër kualifikimit në Kampionat Evropian sidomos pas fitores ndaj Çekisë dhe një gjë të tillë mund ta arrijë matematikisht nëse Polonia barazon me Moldavinë, si dhe çekët të ndalen gjithashtu nga Ishujt Faroe.

Në rast që nuk ndodh, atëherë “Kuq e Zinjë” ‘biletën’ do ta sigurojnë në muajin nëntor përballë Moldavisë, respektivisht Ishujve Faroe ku iu duhen vetëm dy pikë.

Lajme të ngjashme