ESPN: Vinicius tundohet për kalimin në Arabi, ka marrë ofertë 350 milionë euro për vit - NACIONALE

ESPN: Vinicius tundohet për kalimin në Arabi, ka marrë ofertë 350 milionë euro për vit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Real Madridit Vinicius Junior është shënjestra më e fundit në Arabinë Saudite, ndërsa braziliani tani po e konsideron ofertën.

“ESPN” raporton se disa bisedime janë zhvilluar mes lojtarit dhe Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF), megjithatë Reali nuk dëshiron ta humbasë 24-vjeçarin.

PIF zotëron 75 për qnid të kapitalit të katër klubeve kryesore të vendit, pra Al Alhi, Al Ittihad, Al Hilal dhe Al Nassr, andaj nëse Vinicius pranon ofertën mund të luajë në cilin klub dëshiron.

Sauditët iu afruan përfaqësuesve ndërkombëtarë të Brazilit dhe diskutuan një pagë vjetore deri në 350 milionë euro (382.5 milionë dollarë) dhe lojtari ende nuk e ka hedhur poshtë idenë.

Real Madridi ndërkohë do ta konsideronte vetëm nëse arabët e paguajnë klauzolën e blerjes prej 1 miliard euro. Kontrata e brazilianit zgjat deri në qershor 2027.

Sidoqoftë, arabët nuk janë gati për të investuar aq shumë, andaj nëse arrijnë marrëveshje me Viniciusin do të tentojnë të negociojnë me Real Madridin për ta ulur tarifën.

Ideja e projektit të arabëve është që Vinicius të bëhet ambasadori i shtetit për Kupën e Botës 2034, e cila pritet të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Lajme të ngjashme