ESPN: Barcelona në bisedime me Manchester Cityn për Joao Cancelon
Manchester City dhe Barcelona janë duke punuar për një marrëveshje huazimi për yllin portugez, Joao Cancelo, siç raporton ESPN me burime të afërta me skuadrat.
Gjigantët spanjollë shpresojnë të arrijnë një marrëveshje për të huazuar Cancelo për një sezon me një detyrim për ta bërë lëvizjen e përhershme verën e ardhshme me burime që i thonë ESPN se negociatat do të ketë progres në javën në vazhdim.
Manchester City and Barcelona are working on a loan deal for João Cancelo, sources have told ESPN 👀 https://t.co/HfO2a1uxrl
— ESPN FC (@ESPNFC) August 15, 2023
City është i gatshëm të lërë Cancelo të largohet, por heziton të pranojë një tarifë të reduktuar dhe do të kërkojë rreth 60 milionë euro (66 milionë dollarë) në klauzolën e detyrimit.
Cancelo është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e Superkupës me Sevillan në Athinë të mërkurën. Ai mungoi gjithashtu në fitoren 3:0 ndaj Burnleyt në ndeshjen hapëse të Premierligës për Cityn të premten.
29-vjeçari, i cili kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Bayern Munich, ishte pjesë e grupit që udhëtoi në Azi për turneun parasezonal të klubit, por nuk duket të ketë të ardhme në Etihad Stadium.

Barcelona është e prirë të transferojë Cancelon për të mbushur një boshllëk në krahun e djathtë. Julián Araujo është huazuar te Las Palmas ndërsa Sergiño Dest është i lirë të gjejë një klub të ri.
Cancelo, i cili është nën kontratë me Cityn deri në vitin 2027, ka gjithashtu interes nga Liga Pro Saudite, por burimet i kanë thënë ESPN-së se preferenca e tij është të kalojë te Barcelona.
Ndërkohë, mbrojtësi i Cityt, Rico Lewis ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë, njoftoi klubi të martën.
18-vjeçari, i cili hyri në skuadrën e Pep Guardiolës sezonin e kaluar, ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare që do ta mbajë atë në Etihad deri në vitin 2028.
"A new contract at the club I love" 💬
— Manchester City (@ManCity) August 15, 2023
Rico Lewis chats through committing his future to City ⤵️
“Ka qenë një vit i pabesueshëm për mua dhe tani nënshkrimi i kësaj kontrate është një ëndërr e realizuar”, tha Lewis. “Si një tifoz i Cityt, mbaj mend që shikoja duke fituar trofe kur isha i ri dhe është i vetmi vend ku kam dashur të jem. Ta di që do të jem këtu deri në vitin 2028 është fantastike dhe mezi pres të vazhdoj të punoj dhe vazhdoj të përmirësohem. Të gjithë në klub kanë qenë kaq të mrekullueshëm, duke filluar me Akademinë ku kam mësuar kaq shumë dhe jam jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka që kanë bërë për mua”.
