Eskalon situata, tifozët e Sivassporit e gjakosin yllin e Fiorentinas
Disa skena shokuese kanë ndodhur në Turqi, ku tifozët e Sivassporit kanë hyrë në fushë duke e lënë të gjakosur mesfushorin e Fiorentinas, Alessandro Bianco, gjatë festës së një goli.
Incidenti ndodhi menjëherë pas golit të Gaetano Castrovili kundër Sivassporit në minutën e 89-të, ku italianët vulosen kualifikimin tutje me fitore 1:4.
Një tifoz i vendasve iu afrua papritur lojtarëve të Fiorentinës duke festuar dhe goditi me grusht mesfushorin e tyre.
20-vjeçarit i rridhte gjak nga hunda dhe goja dhe Fiorentina e përshkroi atë si të ‘tronditur’ kur u fut në tunel pas fishkëllimës së fundit. Sipas raportimeve, Bianco nuk qëndroi në fushë për të festuar me shokët e tij pas fishkëllimës së fundit.
🔴 Shocking scenes in Sivas where a pitch invader punched Fiorentina midfielder Alessandro Bianco during La Viola's goal celebrations. pic.twitter.com/RJWs4eJC1P
— Football Italia (@footballitalia) March 16, 2023
Më pas ai ka postuar një foto në historitë e tij në Instagram, ku tregon pasojat e agresionit dhe shkruan: “Jo keq”.
