“Është faji i tij”, Xhaka i pamëshirshëm për Thielmann - NACIONALE

“Është faji i tij”, Xhaka i pamëshirshëm për Thielmann

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Granit Xhaka ka fajësuar lojtarin e Kolnit Thielmann për ndërhyrjen që i bëri, ku si pasojë u ndëshkua me karton të kuq.

Shqiptari ka zhvilluar një tjetër paraqitje solide në fitoren e Leverkusenit ndaj Kolnit, ku pas tre pikëve skuadra gjermane është lider në Bundesliga, 10 pikë para Bayern Munichut.

Megjithatë, pas vetëm 14 minutave, Koln kishte mbetur me një lojtar më pak shkaku që Thielmann i bëri një ndërhyrje nga mbrapa Xhakës dhe gjyqtari pastaj e përjashtoi nga loja.

Nga shumë analistë gjerman, vendimi i gjyqtarit ndoshta ishte pak i tepërt shkaku që Xhaka ishte në gjendje ta luante tërë lojën. Megjithatë, 31-vjeçari për “DAZN” ka deklaruar se është faji i kundërshtarit për ndërhyrjen.

Pas vetëm disa sekondave më vije nga mbrapa dhe më godet mbi thembrën e Akilit. Ai nuk duhet të shkojë aty aspak. Ai duhet ta dijë se pse e bën këtë ndërhyrje. Në fund, Thielmann duhet ta fajësojë vetën sepse e dëmtoi skuadrën”.

Xhaka ndër të tjera siguroi se nuk priti që të ishte karton i kuq: “Nuk u ankova fare në fillim. Vetëm kur gjyqtari mori sinjalin për ta shikuar skenën sërish, i tregova se ku më goditi. Vendimi ishte i drejtë”.

Përndryshe, Xhaka kishte disa kritika edhe për gjendjen e fushës duke deklaruar se nuk mund të bënin as pesë pasime.

Fatkeqësisht ishte shumë vështirë për të luajtur në këtë fushë futbolli. Më vjen keq ta them, por në këso fusha nuk mund të bësh pesë pasime radhazi pa kërcyer topi”.

Lajme të ngjashme