Erza Muminoviq e fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U23
Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq, e ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian individual U23, në Poloni.
22-vjeçari që garoi në kategorinë deri në 52 kilogram, tashmë është stolisur me medaljen e tretë për vitin 2024.
Evropiani i Xhudos për U23 që po zhvillohet në Pila të Polonisë filloi në mënyrën më të mirë për Muminoviq, ku në 1/8 e finales u përball me garuesen nga Azerbajxhani, Khadizha Gadashova.
Këtë duel e fitoi pasi kundërshtarja u ndëshkua me tre shido, me xhudisten kosovare që kaloi në çerekfinale.
Në 1/4 e finales u përball me rumunën, Luciana Catana, ndaj të cilës triumfoi me Waza-ari.
Erza pësoi humbje në gjysmëfinale nga spanjollja Ayumi Leiva Sanchez, por që fitoi mundësinë që të kërkonte medaljen e bronztë në repesazh.
Në repesazh u përball me polaken Oliwia Kutyla, të cilën e mposhti duke ia shkaktuar dy Waza-ari në minutën e fundit të përballjes.
Me këtë fitore, Erza Muminoviq u stolis me medalje të bronztë në Kampionatin Evropian U23.
Kjo është medalja e tretë për vitin 2024, pasi më herët kishte fituan vendin e tretë në Kupën Evropiane në Slloveni dhe vendin e dytë në Evropianin e Hapur në Sarajevë.
Në Evropianin U23 në Poloni morën pjesë edhe Debora Gjakova, Muhamedin Veseli e Dardan Cena që pësuan humbje që në duelet e para, ndërsa Anes Veseli do të garojë nesër.