Ermal Krasniqi: Nëse luaj do të jap gjithçka për ta mposhtur Rumaninë - NACIONALE

Ermal Krasniqi: Nëse luaj do të jap gjithçka për ta mposhtur Rumaninë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Ermal Krasniqi thotë se do të jep më të mirën që t’i ndihmojë Kosovës për ta mposhtur Rumaninë.

Kosovari ishte ftuar nga përzgjedhësi Alain Giresse për të dy ndeshjet e qershorit, kundër Rumanisë, respektivisht Bjellorusisë.

Në një intervistë për mediumin rumun “as.ro”, Krasniqi ka deklaruar se do të jep gjithçka për ta ndihmuar Kosovën.

Sigurisht jam shumë i lumtur që e përfaqësoj shtetin tim. Një ndeshje tejet e rëndësishme na pret. Është ndjenjë e veçantë, edhe pse luaj për një skuadër në Rumani do të bëj çmos që Kosova të fitojë. Isha i kënaqur që i pashë. Mendoj se ndihen mirë, janë shumë të mikpritur këtu”.

Përzgjedhësi më ftoi për këto dy ndeshje. Nëse luaj apo jo është zgjedhja e trajnerit. Dhe nëse marr minuta, do të bëj më të mirën. Përzgjedhësi e ka analizuar Rumaninë shumë mirë, nuk kam biseduar shumë më të. Ai ka përgatitur taktikat për Rumaninë”, nënvizoi ai.

Kujtojmë, përballja mes Kosovës ndaj Rumanisë do të nis me fillim nga ora 20:45.

Kosova ka nevojë me patjetër për fitore ndaj rumunëve që të mbetet në garë për kualifikimin tutje, përndryshe ashtu siç edhe tha Amir Rrahmani gjasat do të bien në një për qind.

Lajme të ngjashme