Ermal Krasniqi në formacionin e javës në Rumani
Ermal Krasniqi është përshirë në formacionin e javës në Superligën e Rumanisë.
Kjo pasi që ka përfunduar xhiroja e 21 në elitën e futbollit rumun dhe në fakt të gjitha ndeshjet për vitin 2023.
Krasniqi vitin e ka përmbyllur në mënyrë fantastike, duke shkëlqyer në ndeshjen e fundit me fanellën e CFR Cluj.
Reprezentuesi i Kosovës në derbin lokal ndaj Universita Cluj ishte fantastik në fitoren e Cluj 4-0, përcjell Telegrafi.
Krasniqi ishte titullar dhe i pandalshëm për mbrojtjen mysafire, teksa dhuroi edhe një asistim.