Ermal Krasniqi: Kam mbetur pak i zhgënjyer, prisja ftesë nga Kosova - NACIONALE

Ermal Krasniqi: Kam mbetur pak i zhgënjyer, prisja ftesë nga Kosova

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Rapid Bukureshtit Ermal Krasniqi thotë se ka mbetur i zhgënjyer me mosftesën nga kombëtarja e Kosovës për miqësoret e muajit mars.

Krasniqi po shkëlqen në kampionatin rumun, mirëpo Foda e zgjodhi për këto miqësore Elbasan Rashanin, që ka më shumë karton të kuq së gola në këtë sezon.

Në një intervistë për “Radio Dukagjinin”, Krasniqi ka deklaruar se ka pritur ftesë dhe që nuk është kontaktuar deri më tani nga askush, qoftë trajneri apo FFK-ja.

“Të them të drejtën kam pritur ftesë, por ka qenë vendimi i trajnerit dhe e respektoj, kur do që ka nevojë Kosova jam i gatshëm”.

Deri tani nuk kam kontaktuar me trajnerin (Franco Foda). Nuk jam kontaktuar nga askush prej Federatës”.

Kur do që ka nevojë shteti im, jam i gatshëm ta përfaqësoj në mënyrën më të mirë. Fillimisht, duhet ta tregoj vetën te ekipi im, e pastaj kur të vjen radha edhe te Kosova do të jap maksimumin”.

I pyetur nëse ka mbetur i zhgënjyer, Krasniqi e pohoi një gjë të tillë por shtoi që e respekton vendimin e teknikut gjerman.

Mund të themi pakës po sepse momentalisht jam në të formë të mirë në këto nëntë ndeshje që kam zhvilluar, por është vendim i trajnerit dhe e respektoj”.

Përndryshe, Krasniqi s’ka zënë vend as në listën e gjerë të Fodas për dy miqësoret e marsit.

Lajme të ngjashme