Eriksen paralajmëron kundërshtarët: Man United ka nisur të rikthehet - NACIONALE

Eriksen paralajmëron kundërshtarët: Man United ka nisur të rikthehet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Christian Eriksen ka paralajmëruar rivalët e Manchester Unitedit, se klubi ka nisur të rikthehet sërish nën urdhrat e Erik ten Hag.

Danezi ishte një ndër gjashtë nënshkrimet nën urdhrat e Ten Hag në verë dhe tani "Djajtë e Kuq" ka nisur të jep sinjale për përmirësim pas një fillimi të vështirë.

Man United ka arritur që në kampionatin anglez të mposht Liverpoolin dhe Arsenalin para se të barazonte me Chelsean në vikendin e kaluar, ndërsa me një fitore nesër do të kualifikoheshin në raundin tjetër të Ligës së Evropës.

Së fundmi, Eriksen ka pranuar se Man United ka nisur të rikthehet nën urdhrat e Ten Hagut.

"E kam. Kam këtë ndjenjë, lojtarët e ndjenjën dhe tifozët gjithashtu, mendoj se edhe ju djema (gazetarët e pranishëm) keni pak besim".

"Mendoj se mund ta shohësh përmirësimin e mënyrës si luajmë, ka nisur të rikthehemi. Mendoj se kemi nisur të besojmë sërish".

"Ka ende shumë gjëra që duhet t'i bëjmë më mirë, gjëra që mund t'i ndryshojmë, por jemi në rrugën e duhur".

"Kemi nisur të besojmë se çfarë jemi duke bërë në fushë dhe fitorja 1:0 na dha besim që mund të bëjmë mirë dhe të kapim momentin. Ai (Ten Hag) dëshiron që ne të bëjmë disa gjëra dhe ne po mundohemi, por në fushë ne vendosim. Menodj se kemi kualitet".

Sidoqoftë, Eriksen e ka pranuar se Man United është ende prapa Man Cityt pas humbjes 6:3 që pësuan në "Etihad" më herët këtë muaj.

"Ata janë duke luajtur për shumë vite dhe kanë vazhdimësinë mes vete. Siç e thashë, shumë djem janë ardhur të rinj. Fillimisht duhet të forcohemi para se të krahasohemi me ta".

Ish futbollisti i Interit ka pranuar se asnjëherë nuk e mendoi kalimin te "Djajtë e Kuq" për të qëndruar në stol.

"Nuk doja të vija këtu që të qëndroja në stol, nuk ishte asnjëherë qëllimi im. Nuk kam qenë asnjëherë kështu si futbollist, të shkoj diku dhe të relaksohem, prandaj e kam parë kualitetin tim si lojtar".

"Gjëja ime është që dua të jem ku do që topi është, për mua nuk ka rëndësi nëse nisi si numër gjashtë, tetë ose 10. Është më shumë si po i ecën skuadrës, si mund të përfshihem. Nuk kam asnjë preferencë".

Man United nesër do ta zhvillojë sfidën ndaj Sheriff Tiraspol si nikoqir në “Old Trafford”.

Lajme të ngjashme