Erik ten Hag rinovon me Man Unitedin
Manchester United ka rinovuar kontratën e trajnerit Erik ten Hag edhe për dy vite.
Pavarësisht raportimeve për shkarkim, “Djajtë e Kuq” kanë befasuar duke bërë krejt të kundërten, atë duke rinovuar.
“Erik ten Hag ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin si trajner deri në qershorin e vitit 2026”.
Ndërkohë, tekniku holandez është shprehur i lumtur që ka rinovuar kontratën.
“Jam shumë i kënaqur që kam arritur marrëveshje me klubin për të punuar së bashku. Duke shikuar dy vitet e kaluara mund të reflektojmë me dy trofe dhe shumë progres që kur u bashkova”.
“Sidoqoftë, duhet të jemi të qartë se ka shumë punë për të mbërritur nivelin e pritur të Manchester Unitedin, që nënkupton të sfidojmë titullin në Angli dhe Evropian”.
“Në diskutimet me klubin, kemi gjetur bashkimin në vizionin tonë për të mbërritur qëllimet dhe të jemi fortë së bashku për të vazhduar punën së bashku”, tha ndër të tjera ai.
✍️ Here to stay.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 4, 2024