Erik ten Hag quhet ‘diktator’ nga ish-talenti i Bayern Munich - NACIONALE

Erik ten Hag quhet ‘diktator’ nga ish-talenti i Bayern Munich

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, është cilësuar si diktator nga ish-talenti i akademisë së Bayern Munich, Riccardo Basta.

Basta ishte pjesë e Bayernit në kategoritë e reja për tri vite 2014-2017, por asnjëherë nuk bëri paraqitje në ekipin e parë dhe ka qenë i ashpër në vlerësimin e tij për shefin aktual të Djajve të Kuq, i cili e stërviti atë në vitin e tij të parë me gjigantët e Bundesligës.

Mesfushori 28-vjeçar pranon se nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Ten Hag dhe se ka pohuar se atij ia ka mohuar mundësinë për të shkuar në huazim në skuadra tjera.

Erik ten Hag Manchester United 2022-23

Gjermani 28-vjeçar momentalisht është duke luajtur në ligën e pestë gjermane. Ai në një intervistë për Sport1 tha: “ Personalisht nuk i kam pasur marrëdhëniet e mira me Ten Hag. Ai ishte si një diktator. Ai kishte një plan që ne lojtarët duhej ta zbatonim.”

Basta akuzoi zyrtarët e Bayernit për dhënien e garancive për të ardhmen e tij që rezultuan të rreme, duke shtuar: “Në fund të fundit, çdo fëmijë ëndërron të bëhet një futbollist profesional. Edhe unë isha shumë afër asaj ëndrre në Bayern. Më mashtruan. Më bënë premtime të rreme. Pas vazhdimit të kontratës së parë, ata më thanë se po llogarisnin te unë dhe se po planifikojnë gjëra të reja për mua. Thanë që do të kisha mundësinë të isha pjesë e ekipit të parë ose të dytë. Sigurisht që mendova se ishte mundësi e mrekullueshme por në fund të ditës nuk erdhi asgjë prej saj.”

Riccardo Basta Bayern

Larg nga Basta i hidhëruar, Ten Hag do të përgatisë ekipin e tij për t’u përballur me Sevillën në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Evropës të enjten, me ndeshjen e parë që përfundoi pa fitues, 2:2./Orselina Lazraj.

Lajme të ngjashme