Erik ten Hag: Liga e Kampionëve është jetë për ne - NACIONALE

Erik ten Hag: Liga e Kampionëve është jetë për ne

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, e ka pranuar se kualifikimi në Ligën e Kampionëve është jetik për skuadrën e tij, pas disfatës 1:0 kundër West Hamit të dielën.

Djajtë e kuq pësuan disfatën e dytë radhazi dhe të tetën këtë sezon, dhe si pasojë tani kanë vetëm një pikë më shumë se rivali Liverpool dhe me katër ndeshje të mbetura.

Ten Hag është i vetëdijshëm për nevojën e madhe që skuadra të mbet në top katërshe dhe shpreson që i gjithë klubi të jenë të motivuar për të njëjtin qëllim.

Duhet të vazhdojmë dhe të tregojmë karakterin tonë. Kanë mbetur vetëm katër ndeshje dhe nevojitet energjia. Është në trurin tënd sigurohu që nuk është në këmbët e tua. Duhet të jemi të gatshëm për ndeshjet, mendjen në paqe, energji, fokusim dhe vazhdojmë. Ju thashë lojtarëve që nuk duhet të ndihemi keq për vetveten”, tha Ten Hag pas ndeshjes.

Unitedi është në vendin e katërt me një ndeshje më pak se Liverpooli që e ndjek nga pas dhe kualifikimin e ka në dorën e vet.

Ai shtoi: “Ne dëshirojmë që të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve, sepse është jetë për në dhe duhet të vuash dhe të sakrifikosh sidomos të besosh. Ju thash që gabimet mund të ndodhin, në këtë sezon kemi pasur disa pengesa të tmerrshme dhe jemi rikthyer, kështu që, edhe këtë herë duhet të tregojmë çka mund të bëjmë dhe të vazhdojmë.”

Manchester United ka edhe katër ndeshje në Premierligë para se të përballet me rivalët e qytetit Manchester City në finale e FA Cup më 3 qershor, ndërsa do të jenë nikoqir ndaj Wolves në fundjavë./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme