Erik ten Hag insiston se nuk ka probleme me Cristiano Ronaldon
Trajneri Erik ten Hag thotë se nuk ka probleme me Cristiano Ronaldon, i cili ishte i zemëruar pasi u zëvendësua kundër Newcastle United.
Portugezi u largua duke tundur kokën kur e pa që duhej të largohej nga fusha për t'u zëvendësuar nga Marcus Rashford në minutën e 72-të, sfidë të cilën iu anuluan dy gola në barazimin që rezultoi të jetë pa gola.
Ronaldo rrallë herë ka nisur si titullar nën urdhrat e Ten Hag te "Djajtë e Kuq" dhe vazhdon të jetë i nervozuar që po qëndron në stol.
Sidoqoftë, Ten Hag thotë se e kupton lojtarin dhe nuk e ka aspak problem reagimin që ky i fundit bëri.
"Asnjë lojtar nuk i pëlqen kur zëvendësohet, sidomos Ronaldos. E kuptoj këtë. Për sa kohë të jetë normale, nuk kam aspak problem".
"Padyshim ai është i bindur se duhet të qëndroj dhe të shënoj gol, për këtë arsye është kaq i mirë", deklaroi tekniku holandez.
Ronaldo realizoi ndaj Tottenhamit het-trik edicionin e kaluar dhe Ten Hag u pyet nëse 37-vjecari do të nis sërish në mungesën e Anthony Martial.
Përgjigja e tij ishte: Unë e di dhe sigurisht që ju dini për një formacion disa fakte në të cilat mbështeteni, por fakte të tjera ju merrni parasysh", shtoi ai.
Derisa Martial do të mungojë sërish, Christian Eriksen është rikthyer në stërvitje pas sëmundjes që kishte dhe mund të përballet me ish klubin.
"Christian Eriksen është rikthyer në stërvitje sot dhe do të shohim nesër nëse ka energji", ishte deklarata e Ten Hag lidhur me danezin.
Motra e Ronaldos, Elma Aveiro kishte "goditur" Ten Hag menjëherë pasi Ronaldo u zëvendësua në fushë vikendin e kaluar.
Aveiro ishte i zemëruar me vendimin dhe në rrjetet sociale shkroi se është "shumë vonë" që Ten Hag të justifikohet për veprimet e tij.

Kjo nuk është hera e parë që motrat e Ronaldos flasin në rrjetet sociale lidhur me situatën e vëllait.
Katia Aveiro ka akuzuar tifozët e Portugalisë që janë mosmirënjohës duke ndjekur kritikat për paraqitjet e Ronaldos për kombëtaren e tij në muajin që lamë pas.