Enzo Fernandez shpallet fajtor, mësohet data e dënimit
Mesfushori i Chelseat dhe Argjentinës, Enzo Fernandez, është përfshirë në polemika gjatë javës së fundit për shkak të një videoje ku dëgjohet duke bërë abuzime racore, por pavarësisht kësaj, ai sot ka mësuar datën e dënimit për një shkelje gjatë ngasjes së automjetit.
Fernandez është shpallur fajtor për një shkelje të trafikut nga Gjykata e Magjistraturës Llanelli për dështimin për të identifikuar veten si shofer i një Porsche që dyshohet se kaloi në semafor të kuq në Carmarthenshire, sipas BBC. Më 27 dhjetor të vitit të kaluar, 23-vjeçari argjentinas u akuzua për fshehje të informacionit nga Policia e Dyfed-Powys. Ai tani do të dënohet më 11 shtator për shkeljen e tij.

Në fillim të kësaj jave, Fernandez dhe shokët e tij të skuadrës nga Argjentina u kritikuan për thirrjet e tyre raciste në lidhje me trashëgiminë afrikane të shumë lojtarëve në ekipin kombëtar francez. Pas shumë kritikave, 23-vjeçari kërkoi falje, por çështja ende nuk ka përfunduar pasi Federata e Futbollit të Francës (FFF) ka kërcënuar me veprime ligjore ndaj lojtarëve në fjalë.
Fernandez nuk është lojtari i parë i Premierligës që shpallet fajtor për një shkelje të drejtimit të automjetit këtë javë, pasi Marcus Rashford i Manchester United u shpall fajtor për shpejtësinë e tepërt në Rolls Royce dhe iu dha një ndalim për gjashtë muaj ngarje për veprimet e tij.

Incidenti me abuzime racore thuhet se ka shkaktuar një përçarje të konsiderueshme në dhomën e zhveshjes në Stamford Bridge dhe Enzo Maresca duhet të shuajë zjarrin jashtë fushës sa më shpejt që të jetë e mundur përpara se të fokusohet në parasezonin dhe taktikat e tyre për përplasjet e ardhshme.