Enrique: Zëvendësimi i Mbappes pas pjesës së parë ishte vendimi im - NACIONALE

Enrique: Zëvendësimi i Mbappes pas pjesës së parë ishte vendimi im

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka thënë se ishte vendimi i tij për ta zëvendësuar Kylian Mbappen vetëm pas 45 minutave të parë, ku skuadra e tij barazoi 0:0 me Monacon të premten.

Ishte ndeshja e dytë radhazi që Mbappe largohej herët nga Enrique, pasi u largua në minutën e 65-të gjatë barazimit me Rennes javën e kaluar.

Duke folur pas ndeshjes të së premtes, ku PSG kaloi 12 pikë përpara në krye të Ligue 1, Enrique përsëriti se skuadra duhet të përgatitet për jetën pa yllin francez përpara largimit të tij të raportuar këtë verë.

20240218_Luis_Enrique

ESPN raportoi muajin e kaluar se Mbappe e kishte informuar PSG-në për qëllimin e tij për t'u larguar kur t'i skadojë kontrata pas këtij sezoni, dhe ai mbetet në bisedime me Real Madridin, skuadër kjo optimiste për të blerë sulmuesin.

“Kam qenë mjaftueshëm në futboll, duhet ta dini se gjithçka është e rëndësishme në këtë lloj klubi”, u tha Enrique gazetarëve. “Më shpejt se sa vonë, ne do të luajmë pa Mbappe, kështu që unë jam duke kërkuar opsionin më të mirë për ekipin. Ndonjëherë kam të drejtë, ndonjëherë e kam gabim. Duhet të mësohemi [të luajmë pa Mbappe]. Do të bëj atë që është më e mira për ekipin tim. Nuk dua të krijoj polemika, është vendimi im."

Enrique shtoi se ai nuk ishte në dijeni që Mbappe e kishte parë pjesën e dytë nga tribuna përkrah nënës së tij, dhe jo nga pankina e PSG-së. 25-vjeçari më vonë u bashkua me shokët e tij në fushë pas fishkëllimës së fundit.

Mbappe-Luis-Enrique-PSG

Për PSG-në ky barazim ishte ndeshja e 19-të radhazi ku nuk kanë pësuar humbje në elitën franceze.

Ndeshja e radhës e tyre është në Ligë të Kampionëve ndaj Real Sociedad në 1/8 e Ligës së Kampionëve, ku parisienët kanë një epërsi nga ndeshja e parë prej 2:0.

Lajme të ngjashme