Enrique: Ten Hag do të shkarkohet para Pochettinos
Trajneri i Manchester Unitedit Erik ten Hag do të shkarkohet para Mauricio Pochettinos, kështu thotë ish mbrojtësi i Liverpoolit Jose Enrique.
Tekniku holandez mori drejtimin e “Djajve të Kuq” sezonin e kaluar dhe iu ndihmoi ta fitojnë trofeun e parë, atë në Carabao Cup.
Sidoqoftë, presion menjëherë ka nisur te Ten Hag pasi humbi dy nga katër ndeshjet e para në Premierligë, atë ndaj rivalëve direkt Arsenal dhe Tottenham.
Enrique mendon se gjërat s’janë duke shkuar mirë për Ten Hagun dhe mund të shkarkohet atë para Pochettinos.
“Nuk mendoj se gjërat po shkojnë mirë me Ten Hag te Manchester United”.
“Më pëlqeu mënyra si po i trajtonte gjërat, por me situatën e Jadon Sanchos, nuk e di pse e vendosi tërë dhomës e zhveshjes kundër tij”.
“Kam një ndjenjë se Ten Hag nuk do të shkarkohet këtë sezon por në të ardhmen do të shkarkohet para atyre si Mauricio Pochettino i Chelseas”.
“Sigurisht janë disa faktorë në situatën e Jadon Sanchos për të cilën Ten Hag foli publikisht, tani edhe rasti i Antonyt”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Man United do të rikthehet në aksion këtë të shtunë kur do të jenë nikoqir i Brightonit në “Old Trafford”.