Enrique: Është mundësi e madhe, pikë kthese për PSG-në
Trajneri i Paris St Germain Luis Enrique thotë se ndeshja ndaj AC Milanit mund të jetë pikë kthese për skuadrën franceze.
“Parisienët” pësuan humbje ndaj Newcastle United, ndërsa të mërkurën do të përballen me gjigantin italian.
Në konferencë për shtyp, Enrique tha se derbi mund të jetë pikë kthese por në rast të humbjeve atëherë mund të jetë eliminim direkt.
“Për ne, është mundësi e madhe. Janë dy ndeshje ndaj Milanit, thuajse eliminim direkt. Por, është e njëjta për ta. Duhet të shkosh ndeshje pas ndeshje. Do të provojmë gjëra më të mirë se Milani”.
Ndërkohë, portieri Gianlugi Donnarumma thotë se do të jetë mjaftë emocionale por kjo s’do të ndikojë në paraqitjen e tij.
“Do të ketë shumë emocione, do të jetë e veçantë. Duhet ta vendosim atë anash dhe të mendojmë për ndeshjen”.
“Ndihem shumë mirë këtu, është si familje e madhe njësoi siç e kisha në Milan. Do të jem gjithmonë falënderues te Milani. Gjeta një atmosferë të mrekullueshme në Paris që nga dita e parë. Do të jap gjithçka tani për PSG-në”.
“Fillimi nuk është i lehtë sepse kisha shumë miq dhe familjar në Milan. Por kohë pas kohe, po filloja të përshtatesha dhe kam miq tani, flas pak gjuhën dhe ndihem shumë mirë”, deklaroi ai.
Përballja do të fillojë në ora 21:00 dhe zhvillohet të mërkurën mbrëma.