Enrique: Duhet të mësohemi të luajmë pa Mbappen - NACIONALE

Enrique: Duhet të mësohemi të luajmë pa Mbappen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Paris Saint-Germain Luis Enrique e ka mbrojtur vendimin për ta zëvendësuar Kylian Mbappen në barazimin 1:1 ndaj Rennes.

Në javët e fundit ka pasur raportimeve të vazhdueshme që francezi në fundin e sezonit largohet përfundimisht nga PSG-ja dhe do t’i bashkohet Real Madridit.

E këto spekulime veçse u shtuan me veprimin e Enriques që vendosi ta zëvendësojë Mbappen, kurse pas ndeshjes deklaroi se duhet të mësohen të luajnë pa fituesin e Kupës së Botës.

Duhet të mësohemi të luajmë pa Kylian, së shpejti ose më vonë do të ndodhë”.

Kur e konsideroj është në rregull, luan ose jo varet se si trajnerët veprojnë me lojtarët”.

Dua garë në maksimum brenda skuadrës për sezonin tjetër. Dua që secili lojtar i PSG-së të mendoj se është mundësi e mirë. Këtë po e kërkoj këtë sezon si dhe sezonin tjetër”, deklaroi ai.

PSG ndërkohë është duke vëzhguar disa yje botëror, përfshirë Rafael Leaon për ta zëvendësuar Mbappen.

PSG në vikend përballet me Monacon, kurse pastaj do të udhëtojnë për në Spanjë për ta siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Sociedadit.

Lajme të ngjashme