Enrique: Donnarumma është ndër portierët më të mirë në botë
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka dalë në mbrojtje të portierit të Italisë, Gianluigi Donnarumma pas kritikave të shumta
Italiani u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e tij më të fundit në Ligue 1 për shkak se “fluturoi” jashtë zonës së penalltisë dhe goditi kundërshtarin.
Ai u pezullua, por rikthehet në fushë për përballjen vendimtare të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmund të mërkurën, ku presioni veçse është rritur.
“Duhet të jetë shumë e lodhshme të jesh portier!”.
“Të gjitha gabimet përsëriten dhe flitet për të. Është shumë e padrejtë. Gigio Donnarumma është një nga portierët më të mirë në botë, pa dyshim, dhe ai është një njeri i madh brenda dhe jashtë fushës.
“Kur një sulmues apo një mbrojtës gabon, nuk ka asnjë problem, nëse një portier bën një gabim dhe aq më tepër nëse ai portier është Gigio, atëherë ka kaos total. Unë kam shumë besim te Donnarumma”, deklaroi ai.
Nëse humbet dhe Milani mund edhe Newcastle United, atëherë gjiganti francez do të kenë një dalje poshtëruese në fazën e grupeve nga Liga e Kampionëve.
“Këto janë lojërat që të gjithë duan të luajnë. Jemi të fokusuar të luajmë ndeshjen tonë, e dimë që varet nga ne, objektivi është të fitojmë dhe të kalojmë në krye të grupit.
“Gjithmonë përpiqem të shikoj anët pozitive, sepse nëse mendojmë negativisht, hasim probleme.”