Enrique: Barcelona më kontaktoi për ta zëvendësuar Xavi Hernandezin - NACIONALE

Enrique: Barcelona më kontaktoi për ta zëvendësuar Xavi Hernandezin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Paris Saint-Germain Luis Enrique ka konfirmuar se ishte kontaktuar nga Barcelona për ta zëvendësuar Xavi Hernandezin vetëm disa muaj pasi ish lojtari i tij e fitoi titullin e La Liga-s.

Barcelona atë kohë ishte vetëm dy pikë para Real Madridit në La Liga, por kaluan një sezon të tmerrshëm në Ligën e Kampionëve, duke pësuar humbje turpëruese ndaj Bayern Munichut dhe Interit.

Sipas Enrique, Barcelona nuk kishte vonuar duke e kontaktuar, ngase në të njëjtën kohë kishte vendosur për t’u larguar nga kombëtarja e Spanjës.

Barcelona më kontaktoi gjatë sezonit 2022/23. Por, pastaj i pyeta “Nëse Xavi e fiton La Liga-n dhe Kupën e Mbretit, a do ta ndryshoni? Ata nuk kthyen pastaj më përgjigje. Nëse do të prisja, padyshim do ta kisha mundësinë për t’i menaxhuar tani”, zbuloi ai në dokumentarin e “Moviestar”.

Enrique vazhdimisht ka treguar dëshirën që ka për t’u kthyer në Kataluni. Në një bisedë në “Twitch” në marsin e këtij viti, tekniku spanjoll deklaroi: “Gjithmonë e kam thënë se dua, por është shumë vështirë për t’i bashkuar prapë rrugët”.

“Ata kanë nevojë për një trajner, por unë e kam rregull që ta respektoj kontratën dhe njerëzit që më besojnë. Nuk do ta prishja kurrë një kontratë, nuk është stili im dhe nuk do ta bëj asnjëherë”.

Enrique nënshkroi kontratë dyvjeçare me PSG-në në vitin 2023, ndërsa është në bisedime për ta rinovuar.

Lajme të ngjashme