Enrique: Asnjë skuadër nuk dëshiron të përballet me PSG-në - NACIONALE

Enrique: Asnjë skuadër nuk dëshiron të përballet me PSG-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Paris Saint-Germain Luis Enrique ka treguar se nuk ka ndonjë preferencë mbi shortin e të premtes, por beson se asnjë klub nuk dëshiron të përballet me klubin francez.

Pas vështirësive në fazën e grupeve, PSG eliminoi Real Sociedadin për të rezervuar një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Enrique është pyetur për shortin e të premtes, ku deklaroi se nuk ka ndonjë preferencë mirëpo mendon se asnjëra skuadër nuk do të donte të përballej me PSG-në.

“Nuk kam ndonjë preferencë në shortin e Ligës së Kampionëve, por jam i sigurt se asnjëra nga skuadrat nuk do të donte të përballej me PSG-në”.

“Asnjë, zero skuadra. Sidoqoftë, nëse mendojmë se do të marrim dikë të lehtë në short, atëherë nuk do të fitojmë asgjë”, deklaroi ai.

PSG është klubi i vetëm francez që ka siguruar kualifikimin në çerekfinale, ku ndodhen edhe Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Barcelona, Arsenal, Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund.

Shorti do të tërhiqet të premten me fillim nga ora 12:00, kurse përpos çerekfinales do të mësohen edhe çiftet gjysmëfinaliste.

Lajme të ngjashme