Emery i dërgon mesazh Arsenalit për Watkins
Trajneri Unai Emery insiston se nuk dëshiron ta humbasin Ollie Watkins dhe shton se Aston Villa do të jetë shumë kërkuese për ndonjë marrëveshje që e përfshin sulmuesin me Arsenalin.
“Topçinjtë” bën një ofertë zyrtare për yllin anglez, duke ofruar 60 milionë funte, por që u refuzua nga Villa.
Arsenali pritet të bëjë edhe një tjetër ofertë të përmirësuar, mirëpo Emery nuk dëshiron ta humbë.
“Nuk dua që ai të shitet. Është lajm i mirë që kemi oferta nga klubet e tjera”.
“Secili lojtar mund të jetë në treg nëse është mirë për lojtarin, klubin dhe skuadrën. Por, për ta kryer këtë marrëveshje atëherë do të jetë shumë kërkuese dhe Watkins është sulmuesi ynë”.
Watkins kaloi një ndeshje interesante ndaj Celtic, duke shënuar një gol, dhuroi asistim e pastaj e humbi penalltinë në fitoren 4:2.
29-vjeçari që është rritur duke mbështetur Arsenalin, është një ndër lojtarët më të mirë në historinë e Villas, ku ka realizuar 81 gola në 201 paraqitje.
Villa ndërkohë është afër ta shet Jhon Duran për 75 milionë euro në Arabinë Saudite, prandaj kalimi i Watkins te Arsenali në janar vlerësohet si shumë i vështirë.