Emërllahu e Jashari të sigurt se Kosova fiton në Rumani - NACIONALE

Emërllahu e Jashari të sigurt se Kosova fiton në Rumani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushorët Lindon Emërllahu e Muharrem Jashari janë të sigurt se mund t’i arkëtojnë pikët e plota në udhëtim te Rumania.

“Dardanët” i pret një përballje mjaftë e vështirë të premten si mysafir i Rumanisë, të cilët janë lider në grupin C të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, optimizëm se do t’i arrijmë pikët e plota kanë shprehur Emërllahu e Jashari, që për faqen zyrtare të FFK-së treguan se janë gati t’i mposhtin rumunët.

“Është një atmosferë e mirë në ekip. Qysh po e shihni jemi përgatitur mjaftë mirë. Secili lojtarë e dinë rëndësinë e kësaj ndeshje edhe besoj që do të futemi vetëm për tre pikë”.

Me prurjet e reja, secili lojtarë mund ta tregojë vetën në këto dy ndeshjet që i kemi. E dimë që Rumania ka një ekip mjaftë të mirë dhe renditet në vendin e parë në tabelë, ne nuk kemi frikë nga asnjë ekip. Kemi ekip mjaftë të mirë dhe do të hymë vetëm për fitore”, deklaroi talenti i Ballkanit.

Ndërkohë, Jashari nënvizoi se po përgatiten taktikisht për këtë sfidë të rëndësishme.

Atmosfera është shumë e mirë, me energji dhe pozitivet nga të gjithë lojtarët. Përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe besoj shumë që në Bukuresht do të arrijmë fitore”.

“Jemi duke u përgatitur maksimalisht taktikisht dhe normal po shikojmë pikët e forta dhe të dobëta të Rumanisë. Në këtë ndeshje do të ballafaqohemi me një ekip shumë të mirë të Rumanisë, por besoj në fitore”.

Lajme të ngjashme