Elita e futbollit kosovar vazhdon me dy derbi, luajnë liderët e tabelës - NACIONALE

Elita e futbollit kosovar vazhdon me dy derbi, luajnë liderët e tabelës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot (e shtunë) do të nis zyrtarisht xhiroja e 28-të në kuadër të Superligës së Kosovës, ku do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante.

Drita si lideri momental në Superligë do të jetë nikoqir i Trepçës ’89, derisa Ballkani do ta pres Malishevën.

Si Drita, ashtu edhe Ballkani luajnë vetëm për pikët e plota pasi po luftojnë për titullin kampion e nuk ‘guxojnë’ të gabojnë këto xhirot e fundit.

Sidoqoftë, “Intelektualët” nuk do ta kenë të lehtë ndaj skuadrës mitrovicase, e cila ka nevojë për pikë që të sigurojë mbijetesën. Përpos kësaj Trepça ’89 arriti ta mposhtë në ndeshjen e kaluar, prandaj synon ta përsëris një gjë të tillë.

Në anën tjetër, Ballkani shihet ma favorit pasi nuk di për humbje ndaj Malishevës në këto tre xhirot e fundit, duke shënuar tre fitore radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka nisur ta rimarrë vetën pas një serie negative në muajin e kaluar, derisa Malisheva vazhdon ta rrezikojë sërish rënien në Ligën e Parë.

Të dy takimet nisin me fillim nga ora 15:00.

Lajme të ngjashme