El Shaarawy pranon zbritje page që të vazhdojë me Romën
Sulmuesi Stephan El Shaarawy është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me Romën, pasi ka pranuar zbritje page që ta kompletojë marrëveshjen.
30-vjeçari u rikthye në Itali gjatë janarit të vitit 2021, duke kaluar te Roma si agjent i lirë pas 18 muajve te klubi kinez, Shanghai Shenhua.
Që nga rikthimi, El Shaarawy e ka dëshmuar vetën si pjesëtar i planeve të Jose Mourinhos, duke i ndihmuar edhe ta fitojnë Ligën e Konferencës sezonin e kaluar.
Siç raporton Gazzetta dello Sport, sulmuesi është pranë të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Romën, vetëm që të mos largohet si agjent i lirë në fundin e muajit.
Ai nuk dëshiron të largohet nga skuadra e Mourinhos dhe ka pranuar ta zbresë pagën e tij prej 3.5 milionë eurove neto për sezon në mënyrë që të gjendet marrëveshja.
Këtë edicion, El Shaarawy ka zhvilluar plot 42 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar nëntë gola dhe kontribuar me katër asistime.
Rol kyç në këtë vendim të futbollistit thuhet të ketë edhe Mourinho, i cili ka refuzuar PSG-në që të vazhdojë edhe për disa sezone me Romën, te cilët synon t’i rikthejë në Ligën e Kampionëve.
Roma ishte pranë edicionin e kaluar të rikthehet në Ligën e Kampionëve por pësoi humbje në finalen e Ligës së Evropës kundër Sevillas, kompeticion ky ku do të garojnë edhe në sezonin 2023/24.