Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano thotë se West Hami mund ta transferojë në çastet e fundit Armando Brojën - NACIONALE

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano thotë se West Hami mund ta transferojë në çastet e fundit Armando Brojën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka sugjeruar se West Ham United mund të bëjë një lëvizje krejt në fund të afatit kalimtar për të tranferuar sulmuesin shqiptar të Chelseat, Armando Brojën.

West Hami ka qenë i zënë në tregun e transferimeve ditët e fundit, me Kalvin Phillips të vendosur për t'u bashkuar në një marrëveshje huazimi nga Manchester City.

Hammers thuhet se do të kenë opsionin për të blerë mesfushorin për 40 milionë funte këtë verë.

Skuadra e David Moyes ka intensifikuar gjithashtu bisedimet për të transferuar anësorin e Nordsjaelland, Ibrahim Osman për 15 milionë funte, pretendon Dharmesh Sheth i Sky Sports.

Por mbetet mundësia që West Ham të kërkojë të blejë një sulmues përpara mbylljes së afatit të javës së ardhshme dhe Armando Broja admirohet nga klubi lindor i Londrës.

Chelsea v Newcastle United - Carabao Cup Quarter Final

Duke folur për GiveMeSport, Romano ndau një përditësim mbi interesin e West Ham për Brojën, me rivalët e Premierligës Wolves gjithashtu të interesuar.

“Chelsea është duke pritur për propozime. Unë mendoj se do të ketë disa biseda, kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë. West Ham ka qenë gjithmonë adhurues i madh i lojtarit dhe le të shohim nëse Wolves do të hyjë në garë sepse ata gjithashtu kishin disa kontakte për të kuptuar kushtet e marrëveshjes. Mendoj se Broja mund të jetë një nga emrat që ne përmendim më së shumti në ditët e fundit të afatit kalimtar”.

West Ham ka nevojë për thellësi shtesë në sulm dhe kjo çështje është theksuar më tej nga mungesa e fundit e Michail Antonio për shkak të një dëmtimi në gju.

Chelsea është e hapur për të shitur sulmuesin shqiptar për një tarifë prej rreth 35 milionë funte.

Mauricio Pochettino pushes Armando Broja to fulfil his potential at Chelsea

22-vjeçari ka bërë 18 paraqitje për të kaltrit këtë sezon, duke shënuar vetëm dy gola.

Por ai ka qenë kryesisht i kufizuar në paraqitjet nga pankina dhe nuk ka arritur ende një ecuri të duhur në skuadrën e Mauricio Pochettinos.

Nuk është sekret që Chelsea po kërkon të forcojë opsionet e tyre në sulm dhe shitja e Broja mund të jetë e nevojshme për ta për ta bërë këtë.

Lajme të ngjashme