“Eja tani ose harroje Barcelonën”, katalunasit i vendosin ultimatum Nico Williamsit
Barcelona duket se është lodhur nga pritja e sulmuesit Nico Williams dhe i kanë vendosur ultimatum duke i kërkuar të vijë këtë verë, ose ta harrojë transferimin në “Camp Nou”.
Klubi katalunas që nga “Euro 2024” e ka bërë prioritet yllin e Athletic Bilbaos, ndërsa disa herë publikisht kanë treguar admirimin për lojtarin, si dhe që mund ta kompletojnë transferimin pavarësisht situatës financiare.
Megjithatë, edhe pse arritën marrëveshje me agjentin e Williams, lojtari ende s’është pajtuar me kalimin te katalunasit. Në fakt, ky i fundit se ka vendosur të qëndrojë te Bilbao edhe për një sezon.
“Mundo Deportivo” raporton se Bilbao dëshiron tani t’ia rinovojë kontratën spanjollit, si dhe t’ia rris klauzolën e lirimit në 100 milionë euro, nga 68 milionë euro sa kushton tani.
Kjo duket se ka zemëruar Barcelonën, që i kanë vendosur ultimatum lojtarit, që ose t’i bashkohet në këtë afat veror ose do ta harrojë fanellën blaugranase.
Pak a shumë një strategji që e përdorë Real Madridi ndër vite me disa lojtarë, duke i bindur se fanella është më me vlerë se paratë që mund t’i ofrojnë klubet tjera.
Ndërkohë, për Williams interesim kanë shprehur edhe dy klubet e mëdha londineze Chelsea e Arsenal.