Eintracht Frankfurt në "sulm" për Kastriot Imerin - NACIONALE

Eintracht Frankfurt në "sulm" për Kastriot Imerin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Eintracht Frankfut është fokusuar në transferimin e mesfushorit me prejardhje nga Kosova që përfaqëson Zvicrën, Kastriot Imeri, kështu se paku raporton gazeta më e madhe zvicerane "Blick".

Një 'skout' i klubit gjerman është bindur nga kualiteti si profesionist i Imerit, andaj Frankfurt pritet të bëjë një ofertë zytare në javët e ardhshme, gjithnjë sipas raportit të gazetës zvicerane.

Imeri që në nëntorin e kaluar i mbylli zyrtarisht 'derën' Kosovës, duke bërë paraqitje për ekipin e parë të Zvicrës përpos Frankfurtit është duke u vëzhguar edhe nga klubi francez, Nice.

Genoa ishte pranë që ta transferonte Imerin në afatin dimëror të kaluar, por në fund dështuan shkaku që klubi i tij, Servette, kërkoi më shumë para sesa ofroi klubi italian.

Lidhur me këto raportime, Imeri edhe ka treguar për “Blick” që në janar u kërkua nga dy apo tre klube, por që vendosi të qëndrojë ende në Superligën e Zvicrës.

"Arsyeja pse jam ende këtu është sepse duhet të punoj akoma pak për të bërë atë hap përpara. Dua të largohem nga Servette nga dera e madhe. Është ekipi i qytetit tim, ekipi me të cilin jam rritur”.

“Dy ose tre klubet kontaktuan Servette-n në dimër, mund të isha larguar më herët, por doja të shërbeja kohën time këtu, të pohoja veten dhe të mbushja valixhen time me përvojë”.

“Bundesliga do të më pëlqente”, shtoi ai.

Vlera e Imerit në "Transfermarkt" vlen rreth 6 milionë euro dhe është një ndër tetë lojtarët më të vlefshëm në Superligën e Zvicrës.

Ndërkohë, këtë edicion në të gjitha garat, Imeri kontribuoi me 10 gola dhe tre asistime në 24 ndeshje.

Lajme të ngjashme