Egzon Sinani pranë transferimit te Flamurtari i Vlorës - NACIONALE

Egzon Sinani pranë transferimit te Flamurtari i Vlorës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendërmbrojtësi kosovar, Egzon Sinani, është shumë pranë transferimit në Shqipëri, më saktësisht te Flamurtari i Vlorës, siç mëson Gazeta Nacionale.

Pas pothuajse 10 vite në Superligën e Kosovës, në skuadra të ndryshme, Sinani pritet të nënshkruajë me skuadrën shqiptare në ditët në vazhdim, ndonëse ai është në kontakt edhe me ish-klubin, Ballkanin.

30-vjeçari që karrierën e nisi te Llapi i Podujevës, fitoi gjithçka në Kosovë, duke luajtur edhe në Ligë të Konferencës në sezonin historik të Ballkanit.

No photo description available.

Pas eksperiencave në Llap dhe Ballkan, ai vazhdoi në Gjilan e Prishtinë, me këta të fundit që u nda pak kohë më parë me marrëveshje të dyanshme.

Siç duket, pas bisedimeve me disa klube, ai ka vendosur që destinacioni i tij i ardhshëm të jetë në Shqipëri, vend në të cilin nuk ka luajtur më parë.

Flamurtari i Vlorës është skuadër e madhe shqiptare, por që sezonin që lamë pas, ata dështuan të inkuadrohen në Superiore vetëm në finale të play-offit, kur u mposhtën nga Laçi 3:1, me skuadrën vlonjate që akuzoi FSHF-në shumë ashpër për këtë përballje.

Ende nuk dihet për detajet, por zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt, me skuadrën shqiptare që synon inkuadrimin në Superiore.

Lajme të ngjashme