Egnatia kampion i Shqipërisë për herë të parë në histori - NACIONALE

Egnatia kampion i Shqipërisë për herë të parë në histori

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Egnatia ka qenë bukuria e sezonit në Superligën e Shqipërisë, ku pas Kupës e ka fituar edhe titullin kampion.

Egnatia arriti të shënonte fitore ndaj kampionit në fuqi Partizanit, duke triumfuar me rezultat minimal 0:1.

Derbi i Superiores ishte i shkëlqyer, me raste të shumta nga dy skuadrat nën referimin e gjyqtarit të njohur Anthony Taylor.

Mesfushori Melih Ibrahimoglu doli të jetë heroi i Egantisë, që shënoi një gol të bukur pas një harkimi fantastik të Spahiut nga e djathta (35’) - VIDEO.

Partizani tentoi të këndellet duke rrezikuar me Christian Mba disa herë, por që assesi s’ia doli t’i finalizonte.

Pjesa e dytë ishte më e qetë. Partizani provoi gjatë tërë kohës që ta përmbyste rezultatin mirëpo që nuk ia dolën të thyenin mbrojtjen e hekurt të Egnatisë.

Kësisoj, Egnatia arriti ta ruante deri në fund rezultatin për ta fituar titullin kampion për herë të parë në histori, si dhe siguruar kualifikimin në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, Partizani si nënkampion rrugëtimin në Evropë do të vazhdojë në rrethin e parë të Ligës së Konferencës.

Lajme të ngjashme