Edon Zhegrova mungon në stërvitje shkaku i lëndimit - NACIONALE

Edon Zhegrova mungon në stërvitje shkaku i lëndimit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Edon Zhegrova ka munguar në stërvitjen e fundit të Liles shkaku i lëndimit.

Ylli kosovar duket se ende s’është shëruar nga ajo goditje që mori në këmbën e majtë, andaj thuhet se ka pushuar të shtunën.

Lavoixdunord” raporton se ende s’është konfirmuar nëse Zhegrova do të jetë i pranishëm në përballjen kthyese kundër Aston Villas të enjten.

Anësori ishte titullar në ndeshjen e parë ndaj Villas, ku humbi edhe një rast të artë nga afërsia, por u bllokua në të gjitha aspektet nga Lucas Digne, që ishte i pakalueshëm.

Pas një ore lojë, Zhegrova u largua nga fusha me kokën ulur me Fonsecan që e zëvendësoi me Yusuf Yazici, e tani mbetet të shihet se nëse do të jetë sërish titullar ndaj klubit anglez.

Kujtojmë, Villa e ka fituar përballjen e parë me rezultat 2:0, andaj do ta synojë të enjten avancimin në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës.

Përndryshe, mund të thuhet se ky është sezoni i fundit i Zhegrovës te Lille pasi kërkohet me ngulm në Bundesliga dhe La Liga.

Lajme të ngjashme