Edon Zhegrova: Kemi edhe gjashtë finale, ta lëmë të kaluarën mbrapa
Sulmuesi i Lilles, Edon Zhegrova ka thënë se synon fitore në ndeshjen e radhës ndaj Ajaccio.
Në konferencë për shtyp, kosovari deklaroi se duhet ta lënë të kaluarën prapa dhe të fokusohen në gjashtë ndeshjet e radhës, që i vlerësoi si finale.
Ai fillimisht deklaroi se në ndeshjen e kaluar ndaj Auxerre kanë merituar fitore, ndërsa tani janë të fokusuar vetëm te Ajaccio.
"Pas ndeshjes së fundit kundër Auxerre, ne donim të vazhdonim përpara. Ne absolutisht donim ta fitonim atë ndeshe. Është e vërtetë që kishim shumë raste, por tani fokusi duhet të jetë te Ajaxxio, ne punuam shumë tërë javën dhe u përgatitem mirë. E dimë çfarë duhet të bëjmë".
Tutje, kosovari theksoi se kur luan në shtëpi ka motivim shtesë shkaku i tifozëve që iu ndihmojnë gjithmonë.
"Kuptohet, kur luajmë në shtëpi e dimë se kemi mbështetësit pranë që na inkurajojnë. Është pak e veçantë. E dimë se kur luajmë në shtëpi, gjithmonë ka diçka. Nuk duhet të harrojmë që ta mbajmë dinamikën e njëjtë. Në secilën çështje është e nevojshme që tifozët të na ndjekin".
"Trajneri ka folur shumë me ne dhe na kujtoi ta marrim këtë ndeshje tejet serioze. Kemi gjashtë ndeshje të mbetura, gjashtë finale, por jemi të fokusuar ndeshje pas ndeshje. Ne diskutuam objektivin dhe ku synojmë të arrijmë".
Në fund, Zhegrova tregoi se gjithnjë mbetet i zemëruar pas çdo humbje dhe të gjithë brenda në skuadër fajësojnë veten.
"Sigurisht është e mërzitshme kur nuk e fiton ndeshjen. Është zemëruese të humbasësh dhe kur e bën, fajëson veten. Ne do të fokusohemi te e ardhmja, në gjashtë ndeshjet e radhës. Do ta lëmë të kaluarën prapa. Fokusi ynë është të shënojmë gola, të përfundojmë mirë dhe të mos humbim rastet".
Lille momentalisht renditet në pozitën e pestë në tabelë me 56 pikë, katër më pak se Monaco që zë vendin e katërt që njëkohësisht të dërgon në Ligën e Evropës.