Edon Zhegrova i pafat, edhe për gjashtë javë jashtë fushës - NACIONALE

Edon Zhegrova i pafat, edhe për gjashtë javë jashtë fushës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Edon Zhegrova do të mungojë edhe për gjashtë javët e ardhshme shkaku i lëndimit, kështu kanë raportuar mediat franceze.

Zhegrova që nga 14 dhjetori është jashtë fushës shkaku i lëndimit, ndërsa pritej që të rikthehej së shpejti, ndoshta edhe të largohej nga Lille – me Napolin si destinacioni favorit.

Megjithatë, situata ka ndryshuar shkaku se lëndimi i Zhegrovës ka rezultuar të jetë shumë më serioz.

Sipas asaj që raporton “Ouest-France”, Edon Zhegrova do të jetë jashtë fushës edhe për gjashtë javët e ardhshme, pra nuk do të kthehet para muajit mars.

“Edon Zhegrova do të mungojë në gjashtë javët e ardhshme shkaku i lëndimit. Ai nuk pritet të rikthehet para muajit mars dhe nuk ka luajtur që nga 14 dhjetori”, shkruan ndër të tjera mediumi në fjalë.

Përndryshe, mungesa e Zhegrovës po vërehet tejmase te Lille, e fatkeqësisht skuadra franceze duhet t’ia dalë pa lojtarin edhe në ndeshjen ‘jetike’ të Ligës së Kampionëve kundër Feyenoordit.

Tani mund të ketë frikë edhe nëse Zhegrova do të jetë në gjendje për të luajtur për Kosovën në play-off kundër Islandës.

Lajme të ngjashme