Edon Zhegrova gati për hapin e madh në karrierë, i bashkohet agjencisë ku ndodhet edhe De Jong
Sulmuesi i Lilles Edon Zhegrova ka bërë hapin e radhës para afatit kalimtar veror, duke iu bashkuar agjencisë Hasan Çetinkaya/HCM.
Ylli kosovar pritet të bëhet me skuadër të re në verë, me Juventusin si një nga destinacionet e mundshme.
Duke marrë parasysh rolin e madh që kanë agjentët në disa transferime, Zhegrova ka vendosur t’i bashkohet agjencisë së Hasan Çetinkaya, i cili ka edhe emra të mëdhenj si Frenkie de Jong, Viktor Gyokeres e Denis Zakaria.
Gazetari Fabrizio Romano ka shkruar se marrëveshja është kompletuar mes dy palëve, duke e përmendur faktin se është ndër lojtarët për t’u shikuar në verë.
“Sulmuesi ka 11 gola dhe 9 asistime këtë sezon në Ligue 1 me paraqitje të rëndësishme, një nga lojtarët që duhet shikuar në verë”.
“Zhegrova tashmë ka nënshkruar me një agjent të madh, është e tëra e kompletuar”, shkroi italiani.
🔴🇽🇰 Lille talent Edon Zhegrova has changed agent and joins Hasan Çetinkaya/HCM.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 18, 2024
The winger has 11 goals and 9 assists this season in Ligue1 with important performances, one to watch this summer.
Zhegrova has already signed with the big agent, it’s all completed. pic.twitter.com/BFkicOLzcq
Ndërkohë, Zhegrova do të mungojë në përballjen e rëndësishme të Lilles ndaj Aston Villas në kuadër të çerekfinales së Ligës të Konferencës.