Edon Zhegrova: E merituam fitoren kundër Nice
Sulmuesi Edon Zhegrova thotë se e merituan fitoren dje kundër Nice.
Lille zhvilloi lojë të bukur ditën e mërkurë kundër Nice, por që mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat të ngushtë 1:2.
Në këtë sfidë, nga minuta e parë i pranishëm në fushë ishte edhe anësori kosovar që zhvilloi 90 minuta duke rrezikuar disa herë portën e Nice.
Pas ndeshjes, Zhegrova foli për faqen zyrtare të klubit francez, duke thënë se merituan fitoren.
“E nisëm shumë mirë, shënuam në fillim, kishim ndeshjen në kontroll, por siç kam thënë më parë mendoj se duhet të bëjmë më mirë në anën defensive sepse dy gabime, dy penallti”.
“Mendoj se ishim më të mirë se skuadra tjetër dhe e merituam fitoren, por ishim pafat dhe tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e radhës. Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë si gjithmonë dhe jemi duke u përgatitur për ndeshjen e radhës.
Në fund, ai shtoi se duhet të fitojnë ndeshjet e radhës pasi kanë skuadër të mirë dhe janë duke punuar siç duhet.
“Do ta provojmë ta fitojmë, ky është qëllimi ynë. Mendoj se kemi skuadër të mirë, jemi duke punuar shumë mirë dhe duhet të fitojmë ndeshje”.
🎙 Edon Zhegrova : « On méritait mieux ce soir ».#LOSCOGCN pic.twitter.com/E5P1Ik14to
— LOSC (@losclive) August 31, 2022
23-vjeçari tani ka nisur të fitojë vendin në formacionin bazë duke luajtur titullar në këto dy sfidat e fundit, por që ende nuk ka zhvilluar sfidë të plotë.
Këtë edicion, Zhegrova ka luajtur në tre ndeshje në Ligue 1 duke marrë një karton të verdhë, kurse ende nuk ka kontribuar me gol apo asistim.
Në xhiron e radhës, Lille do të jetë mysafir i Montpellier më saktësisht pas tre ditëve me fillim nga ora 13:00.
Zhegrova gjithashtu në këtë afat veror ishte i lidhur me një kalim te Arsenal, por një gjë e tillë u mohua nga klubi anglez.