Edon Zhegrova – dribluesi më i mirë në Ligën e Kampionëve
Ylli i Lille Edon Zhegrova aktualisht është dribluesi më i mirë në Ligën e Kampionëve, duke lënë prapa edhe favoritin për Topin e Artë, Vinicius Jr.
Edhe pse janë vetëm dy xhiro të zhvilluara, kosovari po prinë për më së shumti driblime të kompletuara në kompeticionin më të rëndësishëm në botë.
Zhegrova deri më tani ka kompletuar 17 driblime, tre më shumë se Vinicius Jr, ndërsa vendin e tretë e zë Rogers i Aston Villas me 12 sosh.
Ylli i Kosovës ishte i hatashëm në përballjen e fundit ndaj Real Madridit, duke e fituar edhe penalltinë të cilën më pas e shënoi Jonathan David. Përndryshe, e fitoi edhe çmimin “Lojtari i ndeshjes”.
Les dribbleurs après deux journées 🥶🌟
— L'UEFA 🇫🇷 (@UEFAcom_fr) October 10, 2024
Toutes les stats 👉 https://t.co/hCcVsmJ8WE#UCL | #Zhegrova | @losclive pic.twitter.com/0AQVqzToQK
Këtë formë fantastike, Zhegrova do të tentojë ta mbajë me Kosovën në dy ndeshjet e muajit tetor, duke nisur qysh të shtunën – ku “Dardanët” janë mysafir i Lituanisë.