Edhe trajneri i Bayernit Nagelsmann e godet Juventusin: De Ligt më tha se kurrë s’ka stërvitur kaq zellshëm atje
Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, e ka goditur Juventusit në lidhje me punën që bën në stërvitje me futbollistët e vet, duke thënë se Matthijs de Ligt nuk e kishte bërë asnjë stërvitje të zorshme gjatë kohës së tij në Torino.
Qendërmbrojtësi holandez De Ligt iu bashkuar Bayernit këtë bërë për rreth 75 milionë euro përfshirë bonuset, tri vite pasi Juventusi e kishte blerë nga Ajaxi.
Duke folur për 23-vjeçarin, trajneri i kampionit gjerman iu bëri jehonë kritikave që vetë De Ligt i kishte bërë disa ditë më parë për ish-klubin e vet.
“Fola me të pas stërvitjes dhe ai më tha se kjo stërvitje ishte më e zorshmja e tij në katër vitet e fundit. Ishte e vështirë, por nuk ishte më e vështira. Thjesht normale për Dr. Broich (shefin e ushtrimeve fizike në Bayern)”, tha Nagelsmann.

“Ai nuk luajti shumë sezonin e kaluar dhe kam dëgjuar se në Itali nuk është e lehtë të jesh fit”, shtoi ai.
De Ligt i bëri 42 paraqitje për Juventusin sezonin e kaluar, duke ndihmuar me tri gola dhe një asist.
Kjo s’është hera e parë që trajnerët e ushtrimeve fizike në Juventus kritikohen, sepse bardhezinjtë patën telashe me shumë lojtarë të lënduar sezonin e kaluar.
Përfaqësuesi i Holandës shënoi gol në debutimin e tij për Bayernin, në fitoren 6:2 në një miqësore kundër DC Unitedit, por rrezikoi të shënonte autogol, e mori një karton të verdhë dhe doli nga loja i lënduar.
Çfarë kishte thënë De Ligt për Juventusin?
Duke folur në një konferencë për media pasi iu bashkua Bayernit, De Ligt tha se loja e kampionit gjerman do t’i përshtatet shumë më shumë, duke lënë të kuptohet se në Juve nuk i kishte pëlqyer futbolli.
“Mendoj se këtu do të luaj siç luaja në Ajax, në Juventus ishte ndryshe. Mendoj se do të mbrohem duke luajtur me top, në mënyrë më të fuqishme dhe më të shpejtë”, kishte thënë De Ligt.
