Edhe Real Madrid i mbyll derën përfundimisht Cristiano Ronaldos - NACIONALE

Edhe Real Madrid i mbyll derën përfundimisht Cristiano Ronaldos

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo është në kërkim të një skuadre të re, por ajo nuk do të jetë Manchester United.

Portugezi dëshiron të luftojë sërish për Ligën e Kampionëve, që të fitojë titullin e gjashtë dhe të rris rekordet për gola (ka 15 më shumë se Messi) dhe të zhvillojë më shumë ndeshje zyrtare (ka gjashtë më shumë se Casillas dhe 27 se Messi), andaj synon të vazhdojë kështu.

Portugezi që do të mbush 38 vjeç në shkurt, është nënshkrim i mirë në aspektin individual, por një sezon aspak i mirë te Man United.

E ardhmja e Ronaldos mbetet në dyshime, me Unitedin që ka treguar parapërgatitje të shkëlqyeshme, ndërsa Ten Hag edhe pse thotë se mbështetet tek ai, te klubi anglez e shohin se nuk ka zgjidhje tjetër përpos për t'u përshëndetur për herë të dytë.

Pasditen e së mërkurës u shfaqën lajme për takime të ndryshme të zhvilluara mes CR7 dhe Florentino Perez, rrethanë kjo e pa ndodhur në asnjë moment.

Siç raporton "Marca", Real Madrid nuk do ta ndryshojë qëndrimin dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur se nëse arrijnë të shesin disa lojtarë, do të hidhen sërish në "merkato", por kjo nuk përfshin Cristiano Ronaldon.

Raporti shton se lidhja mes Ronaldos dhe Real Madridit vazhdon të jetë e shkëlqyeshme, me djalin e portugezit Matia që së fundmi u shfaq edhe me fanellën e re të “Los Blancos”, por asgjë më shumë.

Përpos Real Madridit, edhe disa klube të mëdha si Bayern Munich, PSG dhe Chelsea nuk kanë shprehur interesim për shërbimet e Ronaldos.

Drejtorët e gjigantit gjerman e kanë pranuar disa herë zyrtarisht se nuk e duan lojtarin, pasi nuk do t’i përshtatej filozofisë së klubit.

Ndërkohë, së fundmi raportohet se Atletico Madrid është duke e vlerësuar si opsion pesë herë fituesin e Topit të Artë pasi Diego Simeone është i hapur për këtë nënshkrim, por fillimisht duhet të shesin se paku dy sulmues.

Lajme të ngjashme