Edhe pse pëlqehet nga Liverpool, Bayern Munich favorit për De Zerbin
Trajneri Roberto De Zerbi pavarësisht që pëlqehet nga Liverpooli, është ndër favoritët për të marrë drejtimin e Bayern Munichut.
“The Athletic” raporton se gjasat janë të ulëta që De Zerbi të drejtojë skuadrën angleze, pavarësisht që “Reds” e pëlqejnë punën që ka bërë te rivali në Premierligë.
E ardhmja e De Zerbit mbetet e dyshimtë, me raportimet që thonë se ka refuzuar rinovimin e kontratës me Brightonin.
Sipas “Sky Sports Deutschalnd”, tekniku italian është duke ëndërruar për të drejtuar Bayern Munichun, që gjithashtu kanë nisur negociatat javë më parë.
Bayerni do të jetë pa trajner në verë pasi Thomas Tuchel d të largohet, andaj De Zerbi është ndër opsionet kryesore pranë Julian Naglesmann, që çuditërisht po konsiderohet pavarësisht që u shkarkua në vitin 2023.
Drejtori i Bayernit Max Eberl e vlerëson lartë punën e De Zerbit, por është në dijeni që për ta larguar nga Brightoni duhet t’ia paguajë klauzolën e lirimit në vlerën e 10-15 milionë eurove.
Kësisoj, gjasat janë më të mëdha që De Zerbi të marrë drejtimin e gjigantit gjerman para atij anglez, ku si opsion ka qenë edhe Barcelona – por katalunasit s’janë në gjendje të paguajnë 15 milionë euro shkaku i situatës financiare.