Edhe nëse AC Milan e fiton Ligën e Kampionëve, Ibrahimovic nuk do të merr medalje
AC Milan është në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve por sulmuesi Zlatan Ibrahimovic nuk do të marrë medalje nëse arrijnë ta fitojnë kompeticionin.
Ibrahimovic posedon një kabinet të madhë trofesh por kurrë nuk ka arritur që të fitojë Ligën e Kampionëve në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Milani siguroi vend në gjysmëfinale këtë javë më fitore të përgjithshme 2:1 ndaj Napolit për të mbajtur gjallë shpresën për të ngritur Kupën Evropiane për herë të tetë në histori të klubit.
Megjithatë, kuqezinjtë edhe nëse shkojnë deri në finale, prapë nuk do të ketë medalje për Ibrahimovic sepse suedezi nuk u përfshi në ekipin e Milanit të Ligës së Kampionëve në shtator dhe as në shkurt pasi ai u rikuperua nga një lëndim i ligamenteve.
Si pasojë e kësaj, Ibra mundet edhe ta mbyllë karrierën pa fituar asnjëherë kompeticionin më prestigjiozë në botë.
Milan që pas 16 viteve rikthehet në top katërshen më të mirë, ku do të ballafaqohet me rivalin e përbetuar, Interin, në gjysmëfinale.
Ky është sezoni i fundit i Ibrahimovicit në Milan sepse klubi nuk do të zgjasë kontratën e 41 vjeçarit në fund të sezonit. Suedezi mungoj fillimin e garës por u rikthye në shkurt dhe shënoi histori duke u bërë golashënuesi më i vjetër i Serie A ndaj Udinese.
Ndeshja e parë e gjysmëfinales do të mbahet më datë 10 maj, ndërsa ndeshja e kthimit gjashtë ditë më vonë. Fituesi i përballjes do të takohet me Real Madridin ose Manchester Cityn në finale./Orselina Lazraj/