Edhe kapiteni Ardian Limani largohet nga Drita - NACIONALE

Edhe kapiteni Ardian Limani largohet nga Drita

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i deritanishëm i Dritës, Ardian Limani, ka ndarë rrugët me skuadrën gjilanase. Kështu kanë njoftuar Intelektualët në faqën zyrtare të tyre.

Ky është largimi i tretë në këto dy ditët e fundit, ku dje dhe sot u zyrtarizuan edhe largimet e Hamdi Namanit e Ilir Blakçorit.

Përfundimi i marrëveshjes mes dy palëve sipas klubit ka ardhur si rrjedhojë e kërkesës së lojtarit për të liruar vendin lojtarëve të tjerë, me klubin që ka respektuar vendimin e tij.

Komunikata e plotë e FC Dritës:

Faleminderit 304 herë KAPITEN

Ju njoftojm që pas një takimi në mes të drejtuesve të klubit dhe kapitenit tonë Ardian Limani, jemi dakorduar që ti ndajmë rrugët e bashkëpunimit.

Ishte kërkesa e kapitenit që nëse klubi gjen mirkuptim, ta lëm të lire në menyrë që tu krijohet hapsirë lojtarëve tjerë dhe klubi e ka respektuar vendimin e tij.

Lamtumira më e ngrohët ju dha kapitenit më të trofeshëm në histori te klubit dhe me më së shumti paraqitje në klubin DRITA, me gjithsej 304 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Paq fat KAPITEN💙

FC DRITA️🟦

29-vjeçari është kapiteni më i trofeshëm në histori të klubit gjilanas, teksa mban rekordin edhe për më së shumti paraqitje, gjithsej 304.

Limani përveç se me Dritën, kampion i Kosovës ishte shpallur edhe me Feronikelin, ndërsa tani me shumë gjasë sipas raportimeve ai do të luajë në një shtet tjetër.

Bëhet fjalë për FC Shkëndijen nga Tetova, e cila është shfaqur shumë e interesuar për shërbimet e mbrojtësit, teksa aty pritet që së shpejti si trajner të shkojë edhe Ardian Nuhiu, ish-menaxheri i Dritës.

Lajme të ngjashme