Drita vazhdon me ‘spastrimin’ e skuadrës, Ilir Blakçori i larguari i radhës - NACIONALE

Drita vazhdon me ‘spastrimin’ e skuadrës, Ilir Blakçori i larguari i radhës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkampioni i Superligës së Kosovës, Drita, po vazhdon me ‘spastrimin’ e skuadrës, ku dje njoftoi për largimin e Hamdi Namanit, ndërsa sot e ka konfirmuar se ka ndërprerë marrëveshjen me mbrojtësin anësor, Ilir Blakçori.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Intelektualët thanë se kanë arritur marrëveshje të dyanshme për mbylljen e bashkëpunimit me Blakçorin.

Ashtu si Namani, edhe Blakçori erdhi te gjilanasit në afatin kalimtar të vitit 2019 nga Llapi dhe që nga atëherë ka luajtur rol kyç në skuadër, duke u paraqitur 132 herë, në të gjitha garat.

Drita e falënderoi për kontributin futbollistin llapjan, duke i uruar suksese në vazhdimin e karrierës.

Komunikata e plotë e FC Dritës:

FALEMINDERIT ILIR

Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin tonë Ilir Blakçori. Blakçori erdhi te ne në sezonin 2019/20 dhe gjatë periudhës katër vjeqare arriti 132 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Klubi jonë e falënderon ILIRIN për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.

Paq fat ILIR BLAKÇORI💙

FC DRITA⬜️🟦

Ilir Blakçori tani 30-vjeçar me shumë gjasë do të kthehet te skuadra e Tahir Batatinës në Llap, ashtu siç përflitet edhe për Namanin.

Lajme të ngjashme