Edhe Evertoni e mposht Chelsean
Everton ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Chelseas, në kuadër të xhiros së 16-të në Premierligë.
Chelsea ishte shumë herë më e mirë në të gjitha aspektet, por që vendasit fituan me rezultat 2:0.
Cole Palmer rrezikoi fillimisht me një goditje nga distanca mirëpo Pickford me një super pritje ia mohoi golin.
Chelsea vazhdoi të sulmonte, ku mundësi shënimi kishte edhe shqiptari Armando Broja që ishte nga minuta e parë, mirëpo shumë larg finalizimit.
Nga një kundërzbritje e shpejtë, përfitoi Evertoni me Abdoulaye Doucoure që u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.
Chelsea rrezikoi sërish me Palmer dhe Nicolas Jackson mirëpo sërish Pickford bëri pritje të njëpasnjëshme për ta ndihmuar skuadrën nga Liverpool t’i fitojë pikët e plota.
Fitoren e Evertonit më pas e vulosi Lewis Dobbin që realizoi nga distanca në minutat shtesë (90+2').
Chelsea tani renditet në pozitën e 11-të me 19 pikë derisa Everton mban vendin e 17-të me 13 sosh.