Edersoni çuditet pse Brazili s'e ftoi Alissonin
Portieri i Liverpoolit Alisson është anashkaluar nga Brazili në thirrjen për ndeshjet miqësore me gjysmëfinalistët e Kupës së Botës 2022 dhe portieri i Manchester Cityt, Ederson ka mbetur i befasuar nga ky vendim.
Brazili do të zhvillojë një takim miqësor me gjysmëfinalistët e Kupës së Botës, Marokun, të shtunën. Enderson është shprehur se është çuditur nga ky vendim i trajnerit të përkohshëm ,Ramon Menezes kur Weverton dhe Mycael janë dy opsionet tjera.
Ederson që ka qenë gjithmonë në garë me Alisson për të qenë zgjedhja e parë e Brazilit, ka folur për yllin e Premierligës.
“Në momentin e parë që e pashë listën u befasova, por është vendimi i trajnerit. Janë zgjedhje, mendova se do të ishte në listë, por nuk ishte. Nuk e di pse, nëse është çështje mundësish për lojtarët më të rinj. Por ne duhet të punojmë, të japim maksimumin, çdo ditë ka një lojtar të ri të mirë që mund ta marrë atë përgjegjësi”.
“Mendoj që është shumë herët për këtë. Sigurisht që është e rëndësishme të fillosh një cikël, për mua nuk është ndryshe dhe shpresoj të filloj në mënyrën më të mirë të mundshme.”
Alisson ishte opsioni i preferuar për ish-trajnerin e Brazilit, Tite dhe mund të rikthehet në garë kur skuadrat e ardhshme të grumbullohen së bashku.
Portieri i Liverpoolit nuk ka pasur sezonin më të mirë, ata shpesh kishin problem me qëndrueshmëri në lojë si ekip, por do të shpresojë t’u dëshmojë këtë drejtuesve të Brazilit kur skuadra e Jurgen Kloppit të kthehet në aksion kundër Ederson dhe Cityt në stadiumin Etihad më 1 prill./Orselina Lazraj/