Eden Hazard vendos të pensionohet në Real Madrid, ani pse klubi kërkon ta shesë - NACIONALE

Eden Hazard vendos të pensionohet në Real Madrid, ani pse klubi kërkon ta shesë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Eden Hazard e ka ndër mend të pensionohet nga futbolli profesional sapo t’i mbarojë kontrata me Real Madridin në verën e vitit 2024, pavarësisht se klubi dëshiron ta largojë këtë verë.

Ish-kapiteni i Belgjikës i dha fund karrierës në kombëtare kur Belgjika ra nga grupet në Kupën e Botës 2022 dhe tani po konsideron pensionimin nga futbolli menjëherë pas përfundimi të kontratës me Los Blancos.

Nuk është ende e sigurt nëse ai do t’i varë këpucët në gozhdë vitin e ardhshëm, pasi ai ende mund të marrë disa oferta fitimprurëse nga MLS dhe ligat arabe, por belgu thuhet se mendon se ka arritur gjithçka që mundi në futboll dhe është koha për t’u larguar, pasi ai u bë pjesë e klubit të ëndrrave të tija.

Ka qenë një sezon i vështirë për ish-yllin e Chelseat, pasi ai ishte pjesë e ekipit vetëm 331 minutave në fushë. Lidhja e tij me Los Blancos dhe trajnerin Carlo Ancelotti nuk është e mirë pasi që u zbulua se ai dhe Ancelotti nuk flasin me njëri-tjetrin.

Derisa Hazardi dëshiron të qëndrojë te gjiganti spanjoll deri në përfundim të kontratës, klubi është i gatshëm ta largojë sezonin e ardhshëm.

Real Madridi ka fituar Kupën e Mbretit duke mposhtur Osasunën të shtunën, ndërsa tani do të përballet me Manchester City në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të martën./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme