Eden Hazard shpjegon arsyen e pensionimit pas periudhës së komplikuar te Real Madrid - NACIONALE

Eden Hazard shpjegon arsyen e pensionimit pas periudhës së komplikuar te Real Madrid

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Eden Hazard insiston se vendimi për t’u pensionuar nuk ishte i vështirë pas asaj periudhe të komplikuar te Real Madridi.

32-vjeçari vendosi t’i ‘varë këpucët’ pasi Real Madrid ia ndërpreu kontratën, ku fitonte rreth 400 mijë funte për javë.

Hazard kishte oferta nga skuadrat arabe dhe amerikane por ish ylli i Chelseas e pranoi se nuk po e shijonte më futbollin prandaj edhe vendosi të pensionohet.

Në jetë nuk mund të shpjegosh gjithçka. Jam në paqe me veten. Jam i lumtur”.

Nuk do të thosha që vendimi (për t’u pensionuar) ishte i vështirë, por nuk ishte i lehtë. Kisha menduar për një kohë. Kam shumë gjëra për të bërë jashtë futbollit, prandaj isha në gjendje të vendosja qetë”.

I pyetur se kur vendosi të pensionohet, Hazard deklaroi: “Kisha menduar sapo vendosa të pensionohem nga kombëtarja”.

Po vija nga një periudhë e komplikuar me Real Madridin. Gjithmonë e kam thënë se do të ndaloja sapo të mos kënaqesha më në fushë”.

Nuk doja të shkoja diku tjetër të luaja për para. Ishte zgjedhja më e mirë. Nuk po i shijoja stërvitjet dhe nuk po luaja. Vendimi ishte i thjeshtë”.

Hazard gjithashtu mohoi se kishte mundësi të luante te skuadra belge Royal Union Saint-Gilloise.

Nuk kishte asgjë. Dëgjova spekulime që janë pjesë e afatit veror. Ishte bukur ta shoh emrin tim të lidhur me disa klube, sidomos në Belgjikë”.

Asnjëherë nuk kam pasur mundësi të luaja për një klub belg. Do të ishte histori e bukur, por nuk ndodhi”.

Lajme të ngjashme