Echeverri zbarkon te Manchester City: Një ëndërr e bërë realitet
Manchester City ka konfirmuar se mesfushori 19-vjeçar Claudio Echeverri është bashkuar me skuadrën pas përfundimit të huazimit të tij te River Plate.
City pagoi 12.5 milionë paund për ta transferuar Echeverrin në janar të vitit 2024 dhe ra dakord ta linte në huazim te River deri në fund të vitit kalendarik. Madje, pati raportime se klubi anglez kishte refuzuar përpjekjet e River për ta mbajtur edhe më gjatë.
Tani talenti argjentinas ka mbërritur në Manchester, ku do të bashkohet me skuadrën e Cityt për pjesën e mbetur të sezonit dhe më tej.
“Nuk mund ta përshkruaj emocionin që ndiej për të qenë këtu në Manchester dhe për ta quajtur veten më në fund një lojtar të Manchester Cityt,” tha Echeverri për mediat e klubit.
“Futbolli ka qenë jeta ime dhe ëndrra ime ka qenë të luaj për një nga ekipet më të mira në Evropë. Sot jam më afër asaj ëndrre. Manchester City është një nga ekipet më të mira në botë. Jo vetëm që fitojnë trofe, por luajnë futboll në mënyrë të mrekullueshme. Ata janë një shembull për të gjithë – tregojnë sesi duhet luajtur futbolli në mënyrën më të mirë të mundshme. Të jem pjesë e kësaj skuadre dhe e kulturës së Cityt – dhe ta përdor këtë si bazë për të zhvilluar lojën time – është diçka që më emocionon shumë. Familja ime dhe unë jemi shumë krenarë që jemi këtu. Fokusi im tani është të punoj sa më shumë në stërvitje për t’i treguar trajnerit dhe stafit të tij se jam i denjë për të qenë pjesë e kësaj skuadre.”