E trishtë: Ndërron jetë 15-vjeçari pasi i ra të fikët në stërvitje - NACIONALE

E trishtë: Ndërron jetë 15-vjeçari pasi i ra të fikët në stërvitje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 15-vjeçar, i cili ishte pjesë e CD Zaratan Sport ka ndërruar jetë të mërkurën në mesditë pasi i ra të fikët në stërvitje.

Ai menjëherë është dërguar në qendrën shëndetësore, ku edhe u vërtetua vdekja për “shkaqe natyrale”.

Këtë e shpjegoi për “EFE” nënkryetari i Federatës së Castilla y León dhe delegati në Valladolid, Manuel Heredia, i cili deklaroi se i riu nuk ndjehej mirë gjatë seancës stërvitore, në të cilën tashmë kishte bërë disa ushtrime pa problem dhe ai po ashtu ka raportuar se i ka kryer të gjitha kontrollet mjekësore në rregull dhe se nuk ka pasur “patologji të mëparshme”.

Në fakt, siç shpjegoi ai, i riu merrej me futboll që në moshën 8-vjeçare.

“Në fillim të gjithçkaje që ndodhi e kuptuan se mund të ishte një rënie e tensionit ose ndërprerje e tretjes, por ai filloi të kishte dridhje, kruarje dhe ra në tokë, duke humbur pak ndjenjat”, tha Heredia.

Ai ka raportuar gjithashtu se vetë presidenti i klubit, Angel Perez e ka çuar në qendrën shëndetësore të qytetit dhe se aty i kanë bërë disa analiza, por pak kohë më pas i kanë thënë se kishte pësuar sulm në zemër.

“Më pas mbërriti një ambulancë mjekësore dhe më pas Garda Civile, e cila njoftoi prindërit. Ai është një djalë i lindur në Spanjë por me origjinë bullgare”.

Pastaj deklaroi edhe Federata e Spanjës, që ngushëlloi familjen e talentit bullgar.

“Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen e futbollit Valladolid, Kastilian dhe Leonez për vdekjen e futbollistit kadet, Sebas. Nga Federata dhe delegacioni i saj në Valladolid, shprehim keqardhjen për vdekjen e këtij futbollisti dhe ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin e thellë me të. ekipin, shokët e tij dhe me gjithë familjen dhe miqtë e tij”.

Lajme të ngjashme