E thotë legjenda e klubit: Man Utd tashmë ka vendosur ta shkarkojë Ten Hagun - NACIONALE

E thotë legjenda e klubit: Man Utd tashmë ka vendosur ta shkarkojë Ten Hagun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Manchester Unitedit Paul Scholes thotë se trajneri Erik ten Hag do të shkarkohet këtë verë nga aksionarët e rinj Sir Jim Ratcliffe dhe INEOS.

Tekniku holandez ndodhet në presion të vazhdueshëm, sidomos pas humbjes nga rivali lokal Man City me rezultat 3:1.

Man Utd mbetet në garë për ta siguruar vendin në Ligën e Kampionëve sidomos pasi ka gjasa që edhe pozita e pestë në tabelë të garojë në kompeticionin më të madh në botë në verë.

Çfarë po shohim është se jemi me miliona milje larg një skuadre që mund të garojë për titullin kampion. Çdo sezon është më larg se tjetri”.

Mendoj se ata (INEOS) tashmë kanë vendosur. Nuk do të jetë këtu sezonin tjetër, JO”.

Nga intervistat që dëgjova të Sir Jim, kishte pak mendim negativ për klubin në këto 10 ose 11 vitet e fundit dhe sidomos dy vitet e fundit. S’është i kënaqur me atë që po ndodh”.

Nuk do të ishte befasi nëse do të kërkonin trajnerin e ri. Nuk po them që është vendimi i drejtë”.

Me drejtuesit e rinj ata gjithmonë kërkojnë ta ndryshojnë trajnerin, sidomos në mënyrën që po luajnë, ku janë në ligë dhe si ka qenë në këto sezonet e fundit”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ka pasur raportime se Ten Hagu mund të zëvendësohet nga Zinedine Zidane.

Lajme të ngjashme